Ballina Auto Lajme Kur duhet ta lëshoni klimën në veturën tuaj?

Kur duhet ta lëshoni klimën në veturën tuaj?

0

Në një ditë të nxehtë vere kur vetura ka qenë e parkuar me orë të tëra në diell, shumë njerëz me t’u futur në makinë, në mënyrë instiktive e lëshojnë klimën në maksimumin e mundshëm për t’u freskuar nga vapa e madhe.  

Por gjithsesi, ky është një veprim i gabuar sepse sistemi i klimës akumulon substanca toksike të cilat ju nuk dëshironi t’i thithni sapo ta lëshoni klimën të punojë. Andaj në vend të kësaj, sapo ta hapni veturën, hapni dritaret e veturës dhe hapni e mbyllni derën e veturës disa herë për ta nxjerrë ajrin e nxehtë nga vetura. Ndizeni veturën dhe filloni ta vozisni atë me dritare të hapura dhe pastaj lëshojeni në maksimum klimën nga 30 sekonda deri në 5 minuta.

Mbani mend, sistemi i klimës punon më mirë gjatë vozitjes sepse kur makina është në lëvizje, kompresori punon më mirë dhe më shpejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu