Ballina Auto Lajme Limuzina më e shpejtë në botë, kapë shpejtësinë 0-100 km në orë...

Limuzina më e shpejtë në botë, kapë shpejtësinë 0-100 km në orë për gjashtë sekonda

0

Limuzina më e shpejtë në botë, e cila mund të shkojë nga 0-100 km në orë për vetëm gjashtë sekonda, është vënë në shitje për afro 340 mijë euro në Australi.

Limozina e tipit Ferrari 360 Modena, e cila u ndërtua në vitin 2003 por u rimodifikua në vitin 2012, ka marrë dy rekorde botëror Guinness duke qenë si makina më e shpejtë e këtij lloji, si dhe Ferrari më i gjatë në botë, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Super-vetura është e pajisur me një sistem kinematik të tingullit rrethues, ndriçim LED, ekrane televizive, dyer me krahë.

Mendohet se Ferrari, i cili mund zë vend për deri në dhjetë njerëz, mund të arrijë një shpejtësinë maksimale prej 267 km në orë.

Vetura ka përshkuar afro 65 mijë kilometrash. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu