Ballina Kuriozitete Jepet paralajmërimi nga meterologët: Do formohet një ciklon i fuqishëm që do...

Jepet paralajmërimi nga meterologët: Do formohet një ciklon i fuqishëm që do të ndikojë edhe në Shqipëri

0

Pothuajse një muaj jemi nën ndikimin e masave të fuq ishme ajrore anticiklonike të cilat kanë kushtëzuar mot të qëndrueshëm dhe mjaft të nxehtë, por siç duket ndryshimi i kushteve të motit po duket në horizont.

ciklon-768x403 - InfoShqip.com

Masat ajrore mjaft jo-stabile nga Atlantiku po depërtojnë në drejtim të Evropës dhe disa nga to do të fillojnë të depërtojnë edhe në drejtim të rajonit tonë nga Evropa perëndimore, megjithatë temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh.

Në viset bregdetare do të kemi ulje të temperaturave për shkak të reshjeve dhe rrebeshe të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por prapëseprapë do të ketë intervale kohore me diell dhe nxehtësi kalimtare. Gjatë kësaj jave viset bregdetare do të kenë reshje më të shpeshta shiu, kurse në viset kontinentale reshje do të jenë më të pakta.

Sipas ecurive aktuale sinoptike për fundjavë në Italinë Veriore pritet të formohet një ciklon i fuqishëm i cili do të depërtojë edhe tek ne duke kushtëzuar reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Krejt në fund të javës temperaturat pritet të shënojnë ulje të ndjeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu