Ballina Kosove ​Nitaj: A ekziston dikush nga Specialja që është përfshirë në skandalin e...

​Nitaj: A ekziston dikush nga Specialja që është përfshirë në skandalin e dosjeve?

0

19:52 | 28 Shtator 2020

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj aksionit policor në zyrat e OVL të UÇK-së, me ç’rast u arrestuan kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.

Ai në një postim në Facebook këtë operacion e ka quajtur të pajustifikueshëm dhe poshtërues.

Postimi i plotë:

Pyetja një milion dollarësh për “Specialen”

E pajustifikueshme, bile-bile edhe poshtëruese mënyra se si është kryer operacioni policor në zyrat e OVL të UÇK! Ka mundur të kishte qenë shumë më civil.

Pyetja një milion dollarësh tani është nëse ekziston dikush nga Prokuroria Speciale që është përfshirë në skandalin e dosjeve!

Në çdo situatë ata duhet të japin një përgjigje, sepse faji kryesor i rrjedhjes së dosjeve nuk është në Prishtinë. /Lajmi.net/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu