Ballina Kosove ​Përfundon bastisja në OVL UÇK, Eulex-i merr me vete disa kompjuterë

​Përfundon bastisja në OVL UÇK, Eulex-i merr me vete disa kompjuterë

0

19:39 | 25 Shtator 2020

Pas 8 orësh ka përfunduar bastisja e zyrave të OVL UÇK-së nga Eulex-i.

Sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku tha se zyrtarët e Eulex-it kanë marrë vetëm disa shtëpiza, ndërsa tha se në dokumentet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konfirmoi se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë.

Pas bastisjes, te zyrat e OVL-UÇK u mblodhën qytetarë për të kundërshtuar bastisjen që po bëhej aty, por më pas nga zyrat e kësaj organizata me pranga në duar u nxorë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai u arrestua nga EULEX për t’u dërguar më pas në Hagë.

Më pas është ndaluar edhe nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, i cili nuk pranonte të transportohet me veturë të EULEX, e më pas është transportuar nga Policia e Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni një video se çfarë ndodhi brenda zyrave të OVL e UÇK-së 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu