Ballina Lajme 10 raste të reja me COVID-19 në Kinë

10 raste të reja me COVID-19 në Kinë

0

9:22 | 2 Tetor 2020

Kina ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Kina raportoi 10 raste të reja me COVID-19 në 1 tetor, njoftoi autoriteti shëndetësor i vendit të premten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i llogarit si raste të konfirmuara COVID-19, u rrit në 33 nga 10 një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve COVID-19 në kontinent tani qëndron në 85,424, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 4,634. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu