Ballina Lajme 22 viktima pas rrëzimit të një avioni ushtarak

22 viktima pas rrëzimit të një avioni ushtarak

0

23:59 | 25 Shtator 2020

Të paktën 22 persona, përfshirë studentë nga një shkollë ushtarake, mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur rëndë pas rrëzimit të një avioni ushtarak pranë Kharkivit, sipas një raporti të ri nga Ministria e Brendshme.

“Kanë vdekur 22 persona. Kërkimi për dy persona të tjerë po vazhdon”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Anton Guerashchenko, raporton ATSh.

Sipas tij, në avion kishte gjithsej 28 personash, përfshirë shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe 21 studentë.

Avioni u rrëzua në ulje rreth, dy kilometra larg aeroportit ushtarak “Tchougouïv” dhe mori flakë menjëherë pas rrëzimit, një zjarri që u arrit të shuhej një orë më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu