Ballina Lajme Agron Duka: Rama nuk do t’ia dijë për rregulla loje, kur ka...

Agron Duka: Rama nuk do t’ia dijë për rregulla loje, kur ka interes të bën mik ndryshe të bën armik. Inshallah ndërron mendje

0

Kreu i PAA Agron Duka thotë se kryeministri Rama si politikan nuk do t’ia dijë për rregulla loje.

I ftuar në emisionin “Arena”, Duka tha se Rama kur ka interes të bën mik, ndërsa kur nuk ka të bën armik.

“Rama është politikan dhe nuk do t’ia dijë për rregulla loje. Kur ka interes të bën mik dhe kur nuk ka interes të bën armik.

Në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit, e bekuar nga ndërkombëtarët, mendova se produkti do të ishte ai që u firmos.

U habita me atë që bëri. Bravo i qoftë se mendon për partinë e vet politike.

U mblodh dhe u takua me ndërkombëtarët dhe tha do të bëhet kështu, pastaj të bëjë sofizma që nuk ishte kështu.

Kjo krijon mosbesim te votuesit që thonë “va fan culo”, nuk merrem më me këtë punë.

Pse ky njeri nuk mendon një moment jashtë interesave të veta dhe të mendojë për interesat e kombit. Tani jemi në një situatë të çuditshme.

Ndërkombëtarët thanë se po shkelet marrëveshja. Po them, inshalla po i drejtohet arsyes dhe të kthehet pas”, u shpreh Duka.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu