Ballina Lajme Albulena Haxhiu: Më 14 shkurt, fitorja e madhe e VV-së dhe Qeveria...

Albulena Haxhiu: Më 14 shkurt, fitorja e madhe e VV-së dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme

0

Ish ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se me 14 shkurt, janë të pashmangshme fitorja e VV-së dhe qeveria Kurti II.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se hilet e pengesat vetëm sa i rrisin dhe historia e ka dëshmuar këtë, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka shtuar se mbështetja e qytetarëve për VV-në është dyfishuar sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët.

Postimi i saj i plotë:

Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e ka dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu