Ballina Rajon Berisha ndryshon sërish version, i heq “amnistinë” ish kreut të PS: Vrasësit...

Berisha ndryshon sërish version, i heq “amnistinë” ish kreut të PS: Vrasësit e Azem Hajdarit u takuan me Fatos Nanon ditën e ekzekutimit. Banda nga Lapraka nuk u ndalua nga asnjë postbllok policie

0

Sali Berisha shprehet i bindur se vrasësit e Azem Hajdarit janë takuar ditën e ekzekutimit me kreun e Partisë Socialiste asokohe, Fatos Nanon.

Berisha thotë se ata e pritën Nanon në aeroport ndërsa ai kthehej nga Lisbona dhe pas ekzekutimit banda nuk është ndaluar nga asnjë postbllok politike nga Tirana deri në Bajram Curr.

Berisha me kete deklarate ka ndryshuar serish version per autoret e vrasjes se Azem Hajdarit, pasi kur kishtre rregulluar marredheniet me Nanon, kishte deklaruar se ai nuk kishte gisht fare ne ekzekutimit e liderit te dhjetorit, por ishin Gjinushi dhe Fatos Klosi!

Berisha: Ne kemi patur informacion se vrasësit e Azem Hajdarit, atë ditë në drekë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon.

Fevziu: Që kthehej nga Lisbona, por kjo nuk është vërtetuar.

Berisha: Kjo nuk ishte e dhënë e kotë, por pse unë akuzova Fatos Nanon, sepse pas vrasjes ne e kemi ndjekur me degët tona, vrasësit dhe bandën terroriste, absolutisht nga Lapraka gjer në Bajram Curri asnjë postbllok policie, jo nuk e ka ndaluar, por e ka nderuar.

Fevziu: Po ishin më makinë policie?

Berisha: Ne na thanë që i kemi njoftuar të gjitha postblloqet ti ndalojë. A kishe lidhje shefi I shërbimit informative me vrasjen? Kishte informacion, se kjo është praktikë e zakonshme. A më thoni pse ia mbathi të nesërmen në Himarë, pasi rregulloi azilin e Fatosit në Maqedoni, për vete zgjodhi Himarën.

Një gjë do u them shqiptarëve sot, janë përpjekur në mënyrë kriminale ta paraqesin si sherrnajë, por Hajdari, familja, rrethi i tij, nuk kanë patur kurrë deri ditën që është vrarë asnjë sherr më të vogël me bandën kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu