Ballina Lajme Berlini vendos kufizime pas shtimit të rasteve me koronavirus

Berlini vendos kufizime pas shtimit të rasteve me koronavirus

0

21:15 | 6 Tetor 2020

Autoritetet e kryeqytetit të Gjermanisë, Berlinit, kanë vendosur kufizime të reja në restorante dhe bare të marten për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, sipas Reuters.

Kryetari i Berlinit, Michael Mueller, ka përmendur tubimet e njerëzve, të cilët, sipas tij, nuk po e respektojnë distance sociale, transmeton lajmi.net.

“Këshillat treguan se duhet të veprojmë shpejt”, ka thënë Mueller, duke shtuar se veprimi është i nevojshëm për të evituar mbylljen e plotë të Berlinit.

Nga kjo fundjave e deri në fund të tetorit, restorantet dhe baret do të mbyllen nga ora 23:00 deri në 6:00 të mëngjesit.

Ndërkaq, në vend është zvogëluar edhe numri i personave që lejohen në ahengje private në 10, në krahasim me 25 sa ishin më herët. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu