Ballina Rajon E parapriu Meta me kërcënimin ndaj Ramës?! Hetimi për prishjen e Teatrit...

E parapriu Meta me kërcënimin ndaj Ramës?! Hetimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, SPAK nis marrjen në pyetje të të dyshuarve

0

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat e dyshuar, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit  ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Vetem nje ore me pare ka qene presidenti Ilir Meta ai qe ka folurper shembjen e Teatrit duke kercenuar Edi Ramen me ndeshkim.

Nje koncidence e cuditshme mes dites se trashegimise kulturore, kercenimit te Metes ndaj Rames qe e cileson taleban dhe nisja e marrjes ne pyetje nga ana e SPAK te personave per prishjen e Teatrit!

Aleanca ka kërkuar që të hetohet prishja e Teatrit. ka depozituar kohë më parë një padi penale në SPAK kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj pasi sipas tyre kanë kryer veprën penale ” Vrasje të mbetur në tentativë” mëngjesin e 17 Majit.

Juristja Adriana Kalaja deklaroi se kërkojnë që SPAK të marrë masat e duhura që të mos ketë fshirje të provave dhe manipulim të tyre.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu