Ballina Rajon E pranon Serbia: Çështja e Kosovës pengesë për anëtarësim në BE

E pranon Serbia: Çështja e Kosovës pengesë për anëtarësim në BE

0

17:32 | 21 Shtator 2020

Ilustrim

Më në fund autoritetet serbe haptazi e kanë pranuar se pengesa kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkim Evropian është njohja e pavarësisë së Kosovës.

Serbia tash e sa kohë ka nisur bisedimet për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, është thënë në vazhdimësi se problemi kryesor që Serbia nuk anëtarësohet në BE është edhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës.

E se Serbia ka probleme në lidhje me këtë pikë, e ka pranuar edhe ministrja serbe e Integrimit Evropian, Jadranka Joksimoviq, shkruan lajmi.net.

Joksimoviq ka thënë për “rts”, se Serbia ka pesë kapituj të gatshëm për bisedime me BE-në, mirëpo sipas saj, këto kapituj nuk po hapen për shkak të problemeve në BE. Ajo gjithashtu theksoi se Serbia po zhvillon negociata sipas kritereve më të vështira.

Sipas saj, zgjidhja e “problemit të Kosovës” nuk kishte filluar deri në vitin 2014, e cila, siç deklaroi Joksimoviq, ishte gjithmonë një kërkesë politike për Serbinë, por gjithashtu se reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit nuk kishin filluar deri atëherë, transmeton më tutje lajmi.net.

Përkundër faktit se Serbia ka zgjedhur një metodologji të re të procesit të negociatave, Joksimoviq tha për “rts”, se kapitujt e rinj, nëse hapen, do të kryhen sipas metodologjisë së vjetër, meqenëse detajet e këtij të riu janë ende të panjohura.

Por ajo thotë se Serbia me BE-në është duke negociuar sipas kritereve më të vështira.

“Serbia po negocion sipas kritereve më të vështira, sipas të cilave asnjë vend nuk ka negociuar dhe ne kurrë nuk jemi ankuar për këtë. Ne nuk kërkuam ndryshime dhe nuk u ankuam për ato që u humbën”, tha Joksimoviq në këtë intervistë.

Por, Joksimoviq, e pranon haptazi që nuk ka hapje të kapitujve të rinj e as anëtarësim në BE pa arritjen e marrëveshjes me Kosovën.

Arsyeja për këtë, siç thotë ajo, është qasja e re e Bashkimit Evropian, sipas së cilës nuk ka hapje të kapitujve të rinj për të cilët janë gati nëse nuk ka progres në shtetin e së drejtës dhe në rastin e Serbisë, dialogun me Kosovën.

“Qëllimi ynë është që Serbia të jetë një partner i respektuar i Bashkimit Evropian që nga momenti i parë që ne bëhemi anëtare. Ne tashmë jemi një vend që po i afrohemi një partneri të respektuar dhe kemi treguar se kemi bërë shumë edhe në kritere politike”, tha ndër të tjerash Joksimoviq, transmeton më tutje lajmi.net.

Ajo po ashtu theksoi se përveç zgjedhjes me Kosovën, Serbia duhet të përmbush edhe disa kritere të tjera.

Theksojmë se Serbia ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014 dhe deri më tani janë hapur 18 kapituj, ku dy prej të cilave janë mbyllur përkohësisht, ndërkaq pesë të tjera, ende nuk dihet se kur do të hapen, ku në mesin e këtyre pesë kapitujve është edhe njohja e pavarësisë së Kosovës, si kusht që Serbia të mund të anëtarësohet në BE, pasi që asnjë shtet nuk mund të bëhet anëtarë i BE-së përderisa ka probleme të pazgjidhura me shtetet fqinj. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu