Ballina Lajme E pyesin nëse do shkojë në gjyq për vrasjen e Azem Hajdarit,...

E pyesin nëse do shkojë në gjyq për vrasjen e Azem Hajdarit, Sali Berishës i dridhet zëri, akuzon Izetin dhe kryeministrin: Edi Rama hakmerret për Nexhmie Hoxhën

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit, e cilësuar edhe si vrasja e shekullit.

Thirrja e ish-kryeministrit vjen në një moment kyç, pasi gjykata penale e Tiranës rinisi nga e para pas më shumë se dy dekadash procesin ndaj Izet Haxhisë të dënuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat në vitin 1998.

Por teksa u pyet në një lidhje live me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin OPINION se a do marrë pjesë në gjyqin për vrasjen e Hajdarit, ish-kryeministrit iu dridh zëri, ndërsa tha se ky është një proces politik.

Sipas tij, hapja e një procesi që i ka kaluar të gjitha shkallët përfshirë dhe gjykatën e Strazburgut është politike dhe e organizuar nga Rama.

“Unë e kam kryer detyrën time. Unë kam dhënë një dëshmi që ka qenë shteruese për ato që kam ditur. Kjo e dyta është politike. Edi Rama hakmerret për Nexhmie Hoxhën.

Kjo bëhet për të nxjerrë jashtë vrasësit, Jaho Salihin, për të nxjerr jashtë pjesëmarrësin në vrasje, Izet Haxhiun.

Të hapësh një proces i cili i ka kaluar të gjitha shkallët përfshirë dhe gjykatën e Strazburgut, kjo është politike.

Se ekzekutorët janë të gjithë të dënuar. Cili është porositësi, është shteti, Fatos Klosi.”, tha ish-kryeministri në OPINION.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu