Ballina Lajme Erdogan: COVID-19 është një nga reflektimet e prishjes së ekosistemit

Erdogan: COVID-19 është një nga reflektimet e prishjes së ekosistemit

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), përtej të qenit problem shëndetësor, është reflektim i përkeqësimit të ekosistemit, transmeton Anadolu Agency.

Presidenti Erdoğan dërgoi një video-mesazh në “Samitin e Biodiversitetit” të organizuar në kuadër të seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Erdoğan deklaroi se njerëzimi po kalon një periudhë të vështirë dhe të dhimbshme në një shkallë globale.

“Nga njëra anë, ne po luftojmë me pandeminë e koronavirusit, një nga krizat më të mëdha shëndetësore të kohëve të fundit, ndërsa nga ana tjetër, jemi duke u përpjekur të menaxhojmë efektet negative të pandemisë. Pandemia COVID-19, përtej të qenit problem shëndetësor, është një nga reflektimet e prishjes së ekosistemit”, tha presidenti turk.

Ai theksoi se pandemia gjithashtu tregoi rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe përcjelljen e një bote të shëndetshme dhe të pastër për brezat e ardhshëm.

Erdoğan tha se vendi i tij, me tri breza klimatikë dhe tri zona biogjeografike, ka rritur aktivitetet viteve të fundit për ruajtjen e kësaj pasurie, duke shtuar pyjet dhe duke investuar për zhvillimin e biodiversitetit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Po ashtu, tha Erdoğan, Turqia po mbështet edhe përpjekjet globale për ruajtjen, përdorimin e qëndrueshëm dhe restaurimin e biodiversitetit.

Duke deklaruar se dhjetë vitet e ardhshme do të përcaktojnë fatin e njerëzimit, Erdoğan tha:

“Që Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të bëhen realitet, ne kemi nevojë për projekte inovative, efektive dhe praktike për ruajtjen e biodiversitetit. Unë besoj se Korniza Globale e Biodiversitetit, për të cilën po punojmë aktualisht, do të përbëjë një udhërrëfyes që përfshin objektiva efektivë dhe të orientuar drejt veprimit për periudhën drejt vitit 2050”.

“Asnjëherë nuk duhet ta shohim ruajtjen e biodiversitetit dhe kontributin e tij në ekonomi si qëllime afatshkurtra. Duke rritur ndërgjegjësimin në të gjithë sektorët ekonomikë, ne duhet të inkurajojmë sektorin privat që të bëjë investime në këtë fushë dhe problemet me të cilat përballemi t’i kthejmë në mundësi”, theksoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu