Ballina Rajon “Është çështje nderi”, gazetari i medias së Berishës sulmon ambasadoren Kim: Po...

“Është çështje nderi”, gazetari i medias së Berishës sulmon ambasadoren Kim: Po qe se është kështu, për të mira e gëzime..! Këtu s’beson askush në nder

0

Analisti dhe gazetari ne mediat e Berishes Andi Bejtja ka komentuar fjalën e ambasadores së SHBA-ve nga Himara e cila tha se mbajtja dhe ruajtja e marrëveshjes së 5-qershorit është çështje nderi.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Bejtja shkruan se nëse kjo marrëveshje është duart e ‘fjalës së nderit’, atëherë i është ulur vlera dhe s’kishte pse të dilte as Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e të fliste publikisht për të.

“Sot Ambasadorja Juri Kim, duke folur per respektimin e mareveshjes se 5 qershorit, midis te tjerave e e tiketoi ate si “ceshtje nderi”, duke nenvizuar ne menyre eksplicite dhe qe po pret qe “ palet ta nderojne ate”.

Madje u kujdes te thote qe nuk e ka firmen e vet.

Fjala “nder” e “nderim” ja ul vleren kesaj mareveshjeje, si ne anglisht dhe ne shqip.

E dashur Ambasadore, po ja late kete mareveshje, per ju kaq te renedesishme, aq sa nxorret dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeu te prononcohet publikisht, per te mira e gezime….

Kot paska dale Pompeu, kot i mblodhet palet ne Ambasade te firmosnit dhe kot e ngritet gishtin aq lart duke thene fillimisht se topi eshte ne fushen e Lulit…

Nejse, tashme nuk na ngelet gje tjeter vecse maxhoranca qe theu hapur kete mareveshje, te kete besim “tek nderi vet” aq sa keni ju besim “tek nderi i saj”!

Edhe njehere per te mira e gezime”, shkruan Bejtja ne rrjetin social!

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu