Ballina Lajme Haradinaj nuk ka ndryshuar mendim se Kurti është mashtrues, por ja çfarë...

Haradinaj nuk ka ndryshuar mendim se Kurti është mashtrues, por ja çfarë nuk mohon ai

0

Lideri i AAK-së shquhet për deklarata të forta dhe të drejtpërdrejta. Ramush Haradinaj nuk ka kursyer fjalë për personalitet të njohura politike e një ndër ta është edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i cili po cilësohet favorit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haradinaj e pati quajtur Kurtin mashtrues, e se a ka ndryshuar mendimin për të, ai tregoi në një intervistë.

“Koncepti politik që paraqet Vetëvendosje nuk përkthehet në qeverisje. Është një koncept i një populizmi, i masave të pakënaqura, i atyre që kanë argumente, kanë arsye për të qenë të pakënaqur. Mirëpo kthimi i kësaj pakënaqësie në rezultate për jetën e tyre nuk ndodhë, prandaj edhe kjo është një lloj mashtrimi ose një lloj situate zhgënjyese. Do të jetë shumë vështirë me ju dhënë qytetarëve ato pritje përmes qeverisje, me ja dhënë me fjalë është lehtë”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Haradinaj ka lënë të kuptohet se një koalicion me Kurtin nuk do e refuzonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu