Ballina Lajme I riu nga Prizreni kishte raportuar babanë në Polici pesë ditë para...

I riu nga Prizreni kishte raportuar babanë në Polici pesë ditë para se ta vriste

0

Pesë ditë para se të vriste babanë, i riu nga Prizreni, M.H., kishte raportuar në Polici prindin e tij duke e akuzuar për sulm fizik, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari M.H., rreth 30-vjeçar, ishte arrestuar më 25 dhjetor nën dyshimet se kishte vrarë babanë e tij në lagjen “Dardania” në rrugën “Nazim Kokollari”. Policia kishte thënë se dyshohet që ai kreu vrasjen me thikë.

Në të njëjtën ditë pas rastit tragjik, familja kishte dalë me një njoftim publik duke e bërë përgjegjës shtetin. Vëllezërit e të dyshuarit kishin thënë se ai ka probleme psikike dhe se tre ditë para se të ndodhte rasti kishin lajmëruar Policinë pasi gjendja i ishte rënduar, por, sipas tyre, rasti ishte mbyllur me qortim.

KOHA kishte kërkuar një qëndrim nga Policia, që tek të enjten ka dhënë detaje për rastin. Megjithatë, sipas Policisë, pesë ditë para vrasjes, M.H. në mbrëmje kishte informuar policinë se babai i tij e ka sulmuar fizikisht.

Në përgjigje thuhet se patrulla e policisë kishte shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kishte kontaktuar me palët, por se sipas tyre s’kishte elemente që të iniciohet rast.

“Sipas raporteve policore të dt. 20.12.2020 rreth orës 20:20 pala M H (tani i dyshuari i rastit) nga Prizreni, Lagje Dardania, rr, Nazmi Kokollari, me nr. telefoni 04*, informon se babai i tij e ka sulmuar fizikisht. Patrulla policore e stacionit policor ‘Prizren Veri’ në Prizren, rreth orës 20:22 kanë arritur në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me ankuesin M.H. dhe me babanë e tij F.H. është biseduar lidhur me ankesën e tij, por sipas tyre në lidhje me këtë rast nuk ka pas elemente që të iniciohet rast, a lidhur me këtë rast patrulla policore për veprimet e ndërmarra ka përpiluar raportin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia ka thënë po ashtu se i dyshuari ka dosje kriminale./KOHA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu