Ballina Rajon Investimi që do i jap frymëmarrje Sarandës, Adrian Gurma publikon projektin për...

Investimi që do i jap frymëmarrje Sarandës, Adrian Gurma publikon projektin për ndëtimin e rrugës nr 1, Lëkurës – Kanali i Çukës

0

Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka publikuar projektin e ri që së shpejti do jetë realitet dhe i prekshëm të gjithë në Sarandë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Gurma ka publikuar pamjet nga puna për ndëtimin e rrugës nr 1 Lëkurës – Kanali i Çukës, vepër në vlerën e rreth 462 milion lekë me TVSH, me një gjatësi 2.33 km gjerësi 11 m,gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët,si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.

Një premtim tjetër i mbajtur nga kryebashkiaku Gurma që e ka premtuar gjatë fushatës elektorale, pasi është investim që do i jap frymarrje Sarandës gjatë sezonit turistik.

POSTIMI I PLOTË I ADRIAN GURMËS.

Është futur në proçesin e tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojë puna për ndëtimin e rrugës nr 1 Lëkurës – Kanali i Çukës,vepër në vlerën e rreth 462 milion lekë me TVSH,me një gjatësi 2.33 km gjerësi 11 m,gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m,me trotuare në të dy anët,si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.

Do të jetë një unazë panoramike e Sarandës,që lehtëson ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik,por që jep në të njëjtën kohë tjetër qasje,koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.

I lumtur që po bëhet realitet një ëndërr e kahershme e banorëve,domosdoshmëri për qytetin,por edhe një premtim i bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2019.

Premtime të mbajtura!

Intervista në Gazeta Tema Qershor 2019.

𝐀𝐣𝐨 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭𝐡𝐨𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐩ë𝐫 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝ë𝐧 𝐬𝐢 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤ë, ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐟𝐚𝐫ë 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐞𝐬𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐧ë 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚. 𝐓ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧ë 𝐭ë 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐛ë𝐡𝐞𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐣𝐚𝐧ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐭ë 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞, 𝐦𝐚𝐝𝐣𝐞 𝐮𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞. 𝐅𝐣𝐚𝐥𝐚 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐡𝐚𝐩𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐫𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐧 𝐣𝐮𝐠𝐥𝐢𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭, ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞, 𝐧𝐝𝐨𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐦ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭ë 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝ë.

𝐔𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐮𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐬 𝟑, 𝟒, 𝟓 𝐝𝐡𝐞 𝐧ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐭ë 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐈 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐢𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐲 𝐫𝐫𝐮𝐠ë 𝐡𝐲𝐫ë𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐲 𝐫𝐫𝐮𝐠ë 𝐝𝐚𝐥ë𝐬𝐞. 𝐕𝐞𝐭ë𝐦 𝐤𝐣𝐨 𝐞 𝐬𝐡ë𝐩𝐭𝐨𝐧 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐚. 𝐃𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐯𝐞𝐫ë 𝐞 𝐯ë𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫ë 𝐪ë 𝐪𝐢𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐦𝐢𝐣ë𝐫𝐚 𝐭𝐮𝐫𝐢𝐬𝐭ë 𝐭ë 𝐤𝐚𝐥𝐨𝐣𝐧ë 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐫𝐫𝐮𝐠ë 𝟕 𝐦𝐞𝐭𝐫𝐚 𝐭ë 𝐠𝐣𝐞𝐫ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐩𝐥𝐚𝐳𝐡𝐞𝐯𝐞. 𝐃𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐤𝐨𝐥𝐚𝐩𝐬. Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐮𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐯𝐞 𝐧ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐇𝐨𝐭𝐞𝐥 𝐁𝐮𝐭𝐫𝐢𝐧𝐭𝐢 𝐭𝐞𝐤 𝐊𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐂𝐮𝐤ë𝐬. 𝐊𝐣𝐨 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐠𝐣ë𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐛ë𝐣𝐚.

INTERVISTA/ Adrian Gurma, një mjek për Sarandën e sëmurë nga zhvillimi…

(Sarandanews.com)

Është futur në proçesin e tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojë puna për ndëtimin e rrugës nr 1 Lëkurës – Kanali i…

Publiée par Adrian Gurma sur Lundi 28 septembre 2020

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu