Ballina Rajon Ish-deputeti i PD garon për KQZ, Murrizi e mbështet: Duhet të jetë...

Ish-deputeti i PD garon për KQZ, Murrizi e mbështet: Duhet të jetë burrë m “B” të madhe që mos trembet kur e marrin në celular

0

Ish-deputeti i PD, Sali Shehu u paraqit para Komisionit të Posacëm për të folur për kandidaturën e tij si komisioner në KQZ.

Ai u shpreh se do të merrte pjesë pasi dëshironte që Shqipëria të kishte një palë zgjedhje të ndershme.

Gjiknuri me të qeshur, vendosi që t’i linte radhën për të folur Myslim Murrizit, i cili me ironi i kujtoi kohën kur ka qënë vetë “viktimë” e zgjedhjeve.

Sali Shehu: Nuk kam nevojë të flas për vete, besoj në faktin se ndryshimi i ligjit do të sjellë të reja për zgjedhjet dhe besoj se një harmonizim elegant ti japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Damian Gjiknuri: Na godite dy palët. Po ja lë Myslimit se është palë e tretë këtu.

Myslim Murrizi: Palë e tretë zoti Gjiknuri prej 31 vitesh janë vetëm shqiptarët që kanë ngrënë shkelmat e 2-3 palëve në kurriz. Ti e di shumë mirë.

Unë jam viktimë e ikjeve të zgjedhjeve në drejtim të paditur tre herë rresht. Unë mbështes gjithçka tha Shehu dhe ka ardhur koha që duhet të jetë burrë me B të madhe që të mos trembet kur në celular e merr Hasani apo Hyseni.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu