Ballina Ndërkombëtare Italia e fillon tetorin me rritje drastike të numrit të rasteve me...

Italia e fillon tetorin me rritje drastike të numrit të rasteve me Covid-19

0

18:25 | 1 Tetor 2020

Italia ka raportuar 2.548 raste me koronavirus në periudhën 24-orëshe, ka bërë me dije në Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Gadishulli i ka pasur edhe 24 vdekje të reja lidhur me koronavirusin përgjatë periudhës një-ditore, njoftuan ndër të tjera autoritetet shëndetësore italiane, shkruan la Republicca, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, totali i të vdekurve nga komplikimet e shkaktuara prej sëmundjes Covid-19 ka shkuar në 35,918 në Itali.

Kjo po konsiderohet si ngritja më e madhe e rasteve me virusin korona, që prej 29 prillit. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu