Ballina Kosove ​Tahiri: Braathu kontribuoi pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike të...

​Tahiri: Braathu kontribuoi pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës

0

Shefi në shkuarje i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, i cili do të vazhdojë misionin e tij diplomatik në Serbi, ka kontribuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend.

Kështu vlerësoi zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Tahiri, pas takimit që pati me Braathun.

Tahiri në një konferencë për media tha se Braathu është mik i madh i Kosovës, i cili me kontributin e tij ka ndihmuar edhe në forcimin e partneritetit të Qeverisë së Kosovës me ndërkombëtarët. Teksa bëri të ditur sesi do ta mbajë mend shefin e deritashëm të OSBE-së në Kosovë.

“Ambasadori Braathu do të mbetet pa asnjë dyshim një ndër miqtë dhe një ndër diplomatët, të cilët kanë ndihmuar pa asnjë kursim në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë dhe, mbi të gjitha në forcimin e partneritetit mes institucioneve të Kosovës, Qeverisë të Republikës të Kosovës dhe po ashtu, partnerëve ndërkombëtar, si në kapacitetin e parë kur ka qenë ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë, dhe në veçanti kur ka shërbyer si shef i OSBE-së[…]Janin do ta mbajë mend për një diplomat të drejtpërdrejtë, i sinqertë, i cili ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ne, edhe kur është dashur të na jap sugjerime, rekomandime, mirëpo edhe kritika në funksion të ndërtimit të demokracisë dhe shtetit të Kosovës”, tha ai.

I kënaqur me fjalët e Tahirit u nda Braathu, duke thënë se Tahiri nuk po e humbë një shok, por do ta ketë një të tillë në Beograd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu