Ballina Kosove Albin Kurti e Arben Vitia vizitojnë familjen e Muhamet Koskovikut

Albin Kurti e Arben Vitia vizitojnë familjen e Muhamet Koskovikut

0

Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me kreun e VV-së Albin Kurtin kanë vizituar sot familjen e Muhamet Koskovikut, i cili ishte aktivist i VV-së.

Vitia thotë se, 10 vite pas, kujtojmë me respekt angazhimin e tij dhe shokëve që na mungojnë.

Ky është postimi i plotë i tij:

10 vite pa shokun e aktivistin tonë Muhametin.

Me kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti vizituam bacën Zeqë për të ndarë bashkë kujtimet për Muhametin.

Muhamet Koskoviku ka qenë mik e aktivist i jashtëzakonshëm dhe humbi jetën pas një aksidenti në dhjetorin e 2010 teksa ishte duke punuar në fushatën kur Lëvizja VETËVENDOSJE! garoi për herë të parë në zgjedhje.

Tani, 10 vite pas, kujtojmë me respekt angazhimin e tij dhe shokëve që na mungojnë. Kujtime që na mbushin plot e na motivojnë për më tej.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu