Ballina Kosove Analisti hedh poshtë sondazhet e Vetëvendosjes, paralajmëron befasi në zgjedhje

Analisti hedh poshtë sondazhet e Vetëvendosjes, paralajmëron befasi në zgjedhje

0

Deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje se do të arrij të i marrë mbi 50% të votave në zgjedhjet e parakohshme po cilësohen si propaganda politike.

Madje, nuk janë vetëm deputetët e VV-së që e shpallin veten fituese të zgjedhjeve, pasi rezultate të përafërta me konstatimet e tyre po publikohen edhe në sondazhe online.

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” nuk u pajtua me rezultatet e sondazheve. Pasi, ai deklaroi se sondazhet online që po realizohen janë mekanizma manipulativ të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Paraqitja e sondazheve online të cilat janë gjithçka pos shprehje e gjendjes reale, është një mekanizëm manipulativ të cilin VV e ka përdorur edhe në zgjedhjet e para një viti dhe, që po e përdor edhe sot”, deklaroi Duhanaj.

Analisti tha se i gjithë diskursi që po bëhet në opinionin publik se VV do të i fitoj zgjedhjet me mbi 50% të votave është propagandë. Madje, ai akuzoi analistët, disa media dhe segmente të shoqërisë civile se po sillen si militantë të Vetëvendosjes.

“Ndërtimi i diskursit publik që VV së pari do t’i fitoj zgjedhjet dhe me vonë që do t’i fitojë mbi 50%, është ekskluzivisht pjesë e propagandës e cila sot mbizotëron në opinionin publik kosovarë. Në ketë segment duhet të theksohet se kemi një orkestër qoftë të shumicës së mediave, qoftë edhe opinionistëve, analistëve, qoftë segmente të shumta të shoqërisë civile të cilën kanë humbur kontaktin me objektivitetin dhe sillen me shumë si militantë të VV-së”, theksoi Duhanaj.

Në fund, ai u shpreh se rezultati real i zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë shumë më i ngushtë sesa diskutohet

“Unë megjithatë mendoj që gjendja reale është ndryshe dhe rezultati i zgjedhjeve do të jetë me i ngushtë se sa trumbetohet me mundësi befasie”, përfundoi Duhanaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu