Ballina Kosove Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë...

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë

0

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Prestreshi ka bërë me dije se dje është njoftuar nga ky divizion se i kanë pranuar dosjet.

“Ju njoftoj se AKK pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”./Express

Qytetarë të dashur,Pasi që kemi autorizuar divizionin Anti-kartel për t'i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të…

Geplaatst door Valon Prestreshi op Zaterdag 23 mei 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu