Ballina Kosove Bislimi i LDK-së: Pretendoj ta bëj Kosovën më mirë se Zvicra e...

Bislimi i LDK-së: Pretendoj ta bëj Kosovën më mirë se Zvicra e Britania

0

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, në debatin “Kallxo Pernime” ka komentuar njërën nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, atë për ndaljen e Kosovës në aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Zvicra është bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara para rreth 10 viteve. A mundemi me thanë që Zvicra ka heq dorë nga shtetësia për faktin që s’ka qenë anëtare në OKB? Britania e Madhe që doli nga Bashkimi Evropian, a hoqi dorë nga shtetësia e saj?”, tha fillimisht Bislimi.

I pyetur nga këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci, se pse merr shembuj nga Zvicra e Britania, Bislimi tha se ai ka pretendime që Kosovën ta bëjë më të mirë se Zvicra e Britania e Madhe.

“Unë pretendoj me bo Kosovën ma mirë se Zvicra e Britania e Madhe në të ardhme afatgjate. Unë e di që sot nuk është, por nëse ne nuk kemi ambicie me bo këtë vend qashtu, çka lypim ne në politikë”, tha Bislimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu