Ballina Kosove Bytyçi: Kurti i di limitet e veta, e di se në debat...

Bytyçi: Kurti i di limitet e veta, e di se në debat me Hoxhajn nuk i shiten poezitë

0

Albin Kurti ka refuzuar ftesën e Enver Hoxhajt për debate televizive. Për refuzimin e ftesës kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në një përgjigje për Periskopin, zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka thënë se Albin Kurti e di se në debat me Enver Hoxhajn nuk i shiten poezitë.

“Albin Kurti i di limitet e veta, ai e di se peërballë z. Hoxhaj nuk vlejnë me populizmat dhe poezitë. Z. Kurti nuk duhet te këtë frikë nga një debat demokratik, i cili bazohet ne nevoja te vërteta te qytetareve. Ne e kuptojmë se është vështirë për të, neë mungesë të një programi qeverisës z. Kurti fshehet mbrapa viktimizimit të tij, e mbrapa gënjeshtrave që ka ndërtuar në këto 15 vjet e fundit në politik.”, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje, Bytyçi ka ftuar Kurtin që të del të matet, kësisoj ia ka kujtuar thirrjet e Kurtit ndaj ish kryetarit të PDK’së, kur e ftonte që të mateshin.

“Ne përsëri insistojmë në keëtë ftesë, bile duke u bazuar në fjalët e tij. Z. Kurti dil matuni me kandidatin e kryeministrit të PDK-së prof. Enver Hoxhaj, dil matuni se cili i ka propozimet më të mira politika për shumë probleme që ka Kosova.”, ka thënë ai.

Ndërkohë Kurti në konferencën për media ku zyrtarizuan marrëveshjen me Vjosa Osamin iu përgjigj ftesës së PDK’së duke thënë se “në atë garë as unë as zonja president nuk kemi cka kërkojmë”.

Nuk dihet nëse do të mbahet një debat i tillë edhe pse në bazë të analistëve politik një debat mes kandidatëve për kryeministër do të ishte i domosdoshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu