Ballina Kosove Deputetja Musliu jep deklaratë mbi të thënat se Enver Hoxha do jetë...

Deputetja Musliu jep deklaratë mbi të thënat se Enver Hoxha do jetë kandidati për president nga PDK

0

Pavarësisht opinioneve dhe publikimeve në media, Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ende të caktuar kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

E ftuar në Euronews Albania për të diskutuar situatën aktuale pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të qeverisë së Avdullah Hotit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu theksoi se nuk ka asgjë të konfirmuar ende dhe se brenda javës, pas mbledhjeve të strukturave të partisë, kandidati do të njoftohet për mediat.

Musliu e konsideroi të pakonfirmuar lajmin e rrjedhur më herët në media se Enver Hoxhaj do të jetë kandidati për kryeministër.

“Thashë nuk është e aprovuar, jo se nuk do të jetë Hoxhaj kandidati ynë, pasi e them sërish, se PDK nuk është parti individësh por me struktura që funksionojnë, sot kemi zhvilluar mbledhje për këtë temë, ndërsa më tej do të jetë edhe kryesia” – u shpreh Musliu duke këmbëngulur se nuk ka asgjë zyrtare, pavarësisht ndërhyrjeve nga studioja se kandidati do të jetë ish-ministri i Jashtëm Hoxhaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu