Ballina Kosove E përmendi për ngjarjet në LDK në vitin 2006, Gani Geci i...

E përmendi për ngjarjet në LDK në vitin 2006, Gani Geci i reagon Halil Matoshit

0

Publicisti dhe këshilltari i Ramush Haradinajt sa ishte kryeministër, Halil Matoshi, në një shkrim të publikuar sot ka folur për tensionet brenda Lidhjes Demokratike, përplasjen Osmani-Veliu dhe për tendencat që kanë rivalët që ta ndajnë partinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

Matoshi teksa ka përmendur të kaluarën e LDK’së, ka përmendur edhe ngjarjet pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, të cilat u konkretizuan për çarjen zyrtare të partisë. E për një gjë të tillë Matoshi e ka bërë përgjegjës, Gani Gecin.

“Sikur atëherë kur ata vriteshin e merrnin plagë me atentate, më 1999-2003. (Agim Veliu që sot po denigrohet nga Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje, âsht viktimë për së dyti!)Të njâjtat gjykime e paragjykime, si atëherë kur u nxit ndarja e saj (2006) si sot. Atëherë në ballë Gani Geci, tash sërish po ata, bashkë me Haxhi Avdylin!?”, ka shkruar Matoshi.

LDK po mbahet – rivalët duen ndarjën e saj!Kastile, due me bâ të qartë, kurre nuk kam qenë pjesë e strukturave të…

Geplaatst door Halil Matoshi op Dinsdag 26 mei 2020

E ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar vetë Gani Geci duke thënë se nuk qëndron prapa ndarjes së partisë duke thënë se një gjë të tillë e ka bërë Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu.

Geci ka thënë se ‘nuk është në struktura të LDK’së, po rhotë se pavarësisht kësaj nuk do ta votonte kurr as Albin Kurtin e as Hashim Thaçin, politikan për të cilët thotë se po bëjnë përpjekje të fusin përçarje në LDK në forma të ndryshme.

“Unë nuk jam në struktura të LDK-së, por kurrë, ama kurrë as nuk mbështes, as nuk votoj as për Albin Kurtin as për Hashim Thaçin, të dy këta për shkak të rivalitetit të tyre dhe interesave grupore e klanore të tyre po don njëri me djeg e tjetri me nda Kosovën”, ka shkruar Geci./Express/

REAGIMHalil Matoshi hyp edhe naj ditë mbi tavolina ,kce përpjet e teposhtë, pije naj raki e mos u merr me mu, se unë…

Geplaatst door Gani Geci op Dinsdag 26 mei 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu