Ballina Kosove Enver Hoxhaj mashtrues si Hashim Thaçi, gënjen shqiptarët e Kosovës lindore

Enver Hoxhaj mashtrues si Hashim Thaçi, gënjen shqiptarët e Kosovës lindore

0

Shkruan: Faik Krasniqi

Edhe pasardhësi i tij Enver Hoxhaj ka filluar me premtime të gënjeshtrave sikurse shefi i tij. Për vota janë në gjendje të bëjnë çmos. Edhe të luajnë rolin e idiotit. Por është e kotë. Le të gënjejnë çfarë të duan. Zgjedhjet do të mbahen së shpejti. Mllefi ndaj tyre është i madh. Sa më shumë të gënjejnë aq më keq për ta. Elektorati do i ndëshkoje keq këta hajna dhe mashtrues!

-Jemi në fushatë elektorale. Se çfarë thonë partitë politike nuk bënë të besojmë. E aq më pak atyre që kanë qenë në pushtet në këto 22 vite të pasluftës. Në këtë gjendje të mjerueshme jemi falë tyre. Ish presidenti Thaçi ka manipuluar me vite të tëra me shqiptarët e Kosovës Lindore. U premtonte që së shpejti këto tre komuna do t‘i bashkohen Kosovës, pa i dhënë asgjë Serbisë. Mashtrues tipik. Madje shqiptarët e asaj pjese filluan ta simpatizojnë me të madhe për ato premtime të gënjeshtrave që i bënte. Edhe pasardhësi i tij Enver Hoxhaj ka filluar me premtime të gënjeshtrave sikurse shefi i tij. Për vota janë në gjendje të bëjnë çmos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu