Ballina Kosove Hajredin Kuçi: Asnjë shkronjë në ligjin për Specialen nuk e kanë vendosur...

Hajredin Kuçi: Asnjë shkronjë në ligjin për Specialen nuk e kanë vendosur shqiptarët, presionin më të madh e bëri SHBA

0

Anëtari i PDK-së, Hajredin Kuçi thotë se Gjykatën Speciale, Kosova u detyrua ta pranojë pas presionit të SHBA-së.Asnjë shkronjë në ligjin për Specialen thotë se nuk e kanë vendosur shqiptarët, përcjellë Blic.Kuçi tregon se ligji erdhi i paketuar dhe pati presion edhe nga Joe Biden, tani president i SHBA-së

“Pas raportit të Dick Martyt, gjykata u ndërkombëtarizua e Kosova u detyrua ta pranojë. Asnjë shkronjë në ligjin për Specialen nuk e kanë vendosë shqiptarët. Madje ai ligj në shqip u përkthye keq. Na erdhi si ligj i paketuar, në formën merre ose leje(take it or leave it). Kishim presion politik, nuk ndëgjuan kërkesat tona. Kemi tentu që mos të miratohet fare Specialja e pastaj që të bëhet në Kosovë. SHBA në veçanti na bëri presion, Biden që sot është president na ka bërë presion“, deklaroi Kuçi në T7.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu