Ballina Kosove Haradinaj: Në këto zgjedhje AAK synon pozitën e presidentit

Haradinaj: Në këto zgjedhje AAK synon pozitën e presidentit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vazhdon të mbetet kandidat për president të vendit.

Madje ai ka thënë se si president do ta ketë prioritet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Si president do ta kem prioritet anëtarësimin e Kosovës në NATO, por edhe sigurinë e vendit dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit”, tha ai.

Ai tha se në këto zgjedhje Kosova shkon për të zgjedhur presidentin dhe Qeverinë.

“Në këto zgjedhje po shkojmë për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë”, tha ai.

Haradinaj tha se në këto zgjedhje nuk synon pozitën e kryeministrit. Por vazhdon të synojë postin e presidentit.

“AAK e ka pasur nderin t’i jap vendit dy here kryeministër, ndërsa në këto zgjedhje ofrojmë kandidatin për kryeministër”, tha ai


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu