Ballina Kosove Haradinaj thotë se nëse bëhet president, pas përfundimit të mandatit tërhiqet nga...

Haradinaj thotë se nëse bëhet president, pas përfundimit të mandatit tërhiqet nga politika

0

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse bëhet president, pas përfundimit të mandatit nuk do të jetë më pjesë e politikës.

Kështu deklaroi ai në një intervistë për lajmi.net, ku ka thënë se nëse bëhet president, pas përfundimit të mandatit do të largohet përfundimisht nga politika.

“Vetvetiu më nuk do të ushtroj funksione të partisë. Presidenti është institucion i vendit edhe ai ka përgjegjësi edhe e ka punën e vet, por nuk do të udhëheq më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. S’ka aktivitet tjetër, vetëm aktivitet institucion. Nuk do të bëjë asgjë politike”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj nuk ka marrë shumë mbështetje nga partitë në Kuvend, lidhur me kandidimin e tij për president.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu