Ballina Kosove Hoti në Ferizaj: LDK-ja, shtëpia jonë politike është dhe do të mbetet...

Hoti në Ferizaj: LDK-ja, shtëpia jonë politike është dhe do të mbetet e bashkuar

0

Partitë politike, po vazhdojnë tubimet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.

Kryeministri në detyrë, njëherit kandidat për kryeministër nga LDK-ja, përmes një postimi të bërë në FB, ka qenë sot në Ferizaj ku është takuar me anëtarë e simpatizantë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në Ferizaj, ndryshe në qytetin e zhvillimit, u pritëm ngrohtësisht nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së.

LDK-ja, shtëpia jonë politike është dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që kjo është nevojë për vendin, normalitetin dhe zhvillimin e tij.

Ky qytet i zhvilluar dhe i dalluar për shkathtësitë e njerëzve në të bërit biznes kërkon një stabilitet të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme, të cilin vetëm LDK-ja e ofron dhe e garanton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu