Ballina Kosove Ish-mjeku i UÇK-së “thumbon” përkrahësit e Grenellit: Mos u fshehni, përpiquni të...

Ish-mjeku i UÇK-së “thumbon” përkrahësit e Grenellit: Mos u fshehni, përpiquni të …!

0

Liri Loshi, ish-mjeku i UÇK-së gjatë luftës, ka reaguar pas trazirave të shkaktuara në Washington.

Loshi përmes një postimi në facebook kërkoi të dalin ata që thoshin “Grenelli sot është Amerika?!” dhe të mos fshihen. Ai paralajmëroi subjektet e tjera politike se koha po punon për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

“Ama, edhe ju që s’keni parë larg, mos u fshehni! Përpiquni të shihni më mirë. Hapi i parë është me mujtë me pa veç pak përtej hundes! Pastaj çdo ditë larg e më larg!”, u shpreh Loshi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ku janë ata që thoshin: “Grenelli sot është Amerika?!” Unë që thosha nuk është as nuk do të jetë, ja ku jam! Edhe për Albinin dhe Vetëvendosjen kam thënë se koha punon për ta, edhe kur qeveria Kurti ishte rrëzuar. Pas zgjedhjeve përseri do të jem këtu dhe do t’ju përshëndes miqësisht: Ja ku jam! Ama, edhe ju që s’keni parë larg, mos u fshehni! Përpiquni të shihni më mirë. Hapi i parë është me mujtë me pa veç pak përtej hundes! Pastaj çdo ditë larg e më larg!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu