Ballina Kosove Ja me kë ka qëndrime të përafërta Milaim Zeka

Ja me kë ka qëndrime të përafërta Milaim Zeka

0

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se ka marrë ftesa nga parti të ndryshme politike për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt.

“Kam biseduar me disa parti por nuk e kam ndërmend me u kyq në politikë. 90% nuk e kam ndërmend. Edhe me qenë kandidat edhe me fitu, prapë nuk është momenti që unë me ndryshu diçka në Kosovë me kahje pozitive. E shoh vetën të pafuqishëm me i ndryshu proceset politike, me ndryshu diçka në Kosovë, për momentin”, ka thënë Zeka për IndeksOnline.

Zeka thotë se ka dyshime që vendi do të shkojë prapë në zgjedhje, pas këtyre të 14 shkurtit.

“Nuk po du me fol me emra, por janë disa parti që më kanë ftu, por nuk e kam ndërmend të kyqem. Nuk e shoh vetën se ndonji njeri për momentin mundet me ndryshu diçka në vend. Unë kam dyshime të mëdha se pas 6 muajve, maksimum një vit do të shkojmë prapë në zgjidhje. Të njëjtin problem, nuk do të mund të merren vesh rreth kandidatit për president dhe prapë do të shkojnë në zgjedhje”, ka theksuar ai.

“Të shoh njëherë përpilimin e listave, apo slloganet. Mirëpo në çdo parti shoh diçka të përbashkët. Unë mendojë që ky vend ka nevojë për politikanë që merret me problemet sociale, që flasin për shëndetësi dhe arsim”, shtoi ai.

Megjithatë, Zeka ka thënë se qëndrime më të afërta ka me Lëvizjen e Albin Kurtit, Vjosa Osmanin si dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Qëndrime më të përafërta kam më Levizjen Vetëvendosje me Vjosa Osmanin dhe me Partinë Demokratike të Kosovës, nëse isha kyq isha kyq në njërën prej këtyre subjekteve. Problemet sociale me të cilat merret LVV ose lufta kundër korrupsionit, por pastaj qëndrimet e LVV ndaj politikave të jashtme, unë jam plotësisht kundër atyre qëndrimeve sidomos atyre rreth dialogut”, ka shtuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu