Ballina Kosove Këshilltari i Veliut e fyen rëndë Vjosa Osmanin dhe listën e saj

Këshilltari i Veliut e fyen rëndë Vjosa Osmanin dhe listën e saj

0

Bajram Gecaj, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka quajtur u.d të presidentit, Vjosa Osmanin dhe listën e saj “kapës të asamblesitëve”, pasi dy asambleistë të LDK’së në Malishevë iu bashkangjitën grupacionit të ri politik.

“Paskan dalë në gjah kapsit e asambleistëve … ushtruesja me “40 cubat”!”, deklaroi Gecaj.

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se disa zyrtarë komunal të LDK-së në Malishevë i janë bashkuar Vjosa Osmanit në Iniciativën e saj.

Avdyli thotë se Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Malishevë, Rrahim Morina bashkë me dy asambleistë të LDK-së i janë bashkuar “kauzës së ndryshimit”.

“Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina , njëherësh kryetar i nëndegës së LDK-së Astrazub, asambleisti Valon Krasniqi , kryetar nëndege në Bardh dhe Arlind Morina asambleist i bashkohen kauzës sonë të ndryshimit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Avdyli në Facebook


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu