Ballina Kosove Kush qëndron prapa vrasjes që tronditi Kosovën? Veprimtari vjen me një rrëfim...

Kush qëndron prapa vrasjes që tronditi Kosovën? Veprimtari vjen me një rrëfim të padëgjuar për kolonel Zemajn – përmend Hashim Thaçin e Rexhep Qosjën

0

18 vjet më parë në Kosovën e ftohtë, ishte pikërisht kjo ngjarja që tronditi gjithë vendin. Ish-bashkëpunëtori i afërt i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, u vra pabesisht, së bashku me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.

Vrasja e kolonel Zemajt, Enisit dhe e Hasanit edhe me tej mbetet e pazbardhur.

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Bajraj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se kjo vrasje tronditi atdheun dhe botën shqiptare.

Bajraj këtë e quan si vrasje politike, të cilës, sipas tij, i priu politika anti-kombëtare e grupimeve mafio-krimnale të ekstremit të majtë, siç është LPK-ja në sinkron me SHISH-in.

“Vrasja makabre që tronditi atdheun dhe botën shqiptare. Vrasjeve politike, u paraprinë politika anti-kombëtare e grupimeve mafio-krimnale të ekstremit të majtë siç është LPK-ja në sinkron me SHISH-in, në krye të medieve të kapura (të shkruara dhe vizive), përmes politikes së linçit publik dhe anatemimit të figurave politike dhe publike me bagazh nacional, siç ishin bashkëpunëtoret e presidentit historik, Rugova. Me pas, nuk ishte vështirë organizimi i skuadriljes vrastare me pagesë, nga parat e taksapaguesve tanë, dhe ato të krimit të organizuar; reketit dhe haraçit, kryekëput nga Shtabi i Rognerit dhe i cili kishte shtrirë aktivitetin kriminal në gjithë territorin e Republikës së Kosovës përmes SHIK-ut anti-shqiptar, organizatë kjo ilegjitime, ilegale dhe anti-shtetërore. Në krye të kësaj piramide kriminale, ishte Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe kompania e tyre, si dhe udhëheqësit shpirtëror dhe motivuesit “atdhetar”, zotërinjtë Rexhep Qosja e Adem Demaçi, idhujt unik të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti”, ka deklaruar analisti Bajraj.

Tutje, veprimtari Bajraj, shprehet se si shkak i kësaj vrasje ishte pasi që falangat e krimit nuk gëlltisnin dot kontributin enormë të Kolonelit në luftën çlirimtare në përballje me armikun.

“Në Kosovën e lirë dhe të çliruar prej armikut shekullor, por jo edhe të lënë plotësisht të lirë nga recidiv të ideologjisë komuniste dhe mendësisë tribale në luftën për pushtet, pikërisht 18 vite më parë në Pejën e Haxhi Zekës, ra në pritë nga një atentat, Komandanti legjitim dhe legal i ZOD-it, Kolonel Tahir Zemaj bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale (NPK), qëndron pas atentatit. Pse u vra Koloneli, cili ishte motivi, çfarë qoj në marrjen e një vendimi qyqar, armiqësor dhe anti-kombëtar. Falangat e krimit nuk gëlltisnin dot kontributin enormë të Kolonelit në luftën çlirimtare në përballje me armikun shekullor në vija fronti gjithandej, dhe në beteja frontale siç ishte ajo e Loxhës në të cilën Komandanti i kësaj beteje lapidare i kishte dhënë leksion armikut duk i dhënë goditjen poshtëruese, dhe duke e tmerruar më nivelin dhe strategjinë e luftës, të paparë dhe përjetuar deri atëherë”, shprehet Bajraj.

Sipas tij, kolonel Tahir Zemaj kishte një nivel të lartë të përgatitjes ushtarake, profesionale.

Bajraj nënvizon se Zemaj ishte në krye hierarkisë ushtarake të FARK-ut, edhe pse me uniformë dhe emblemë të UÇK-së, mirëpo gjithnjë konform marrëveshjes së Osllos.

“Falangat e krimit, synonim i grupimeve majtiste dhe ideologjisë së kuqe komuniste, nuk gëlltisnin dot, namin dhe lavdinë e Betejës së Loxhës, namin dhe lavdinë e Komandantit të kësaj beteje të lavdishme, Kolonel Tahir Zemaj dhe as nivelin dhe përgatitjen ushtarake, profesionale të Brigadave të komanduara nga Koloneli dhe të subordinuara formacioneve dhe hierarkisë ushtarake të FARK-ut, edhe pse me uniformë dhe emblemë të UÇK-së, konform marrëveshjes së Osllos. Falangat e krimit, të identifikuara si NPK, nga ZPS e Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë, nuk lejonin që meritat dhe kontributi për betejat e fituara nga ana e FARK-ut, t’i atribuohëshin institucioneve të Republikës së Kosovës dhe bartësve të atyre institucioneve, por vetëm të vetëquajturit SHP i UÇK-së me seli në Tiranë dhe saktësisht në hotelin Rogner”, tha ai.

Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003 bashkë me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu