Ballina Kosove Labinot Tahiri: A edhe kjo vajzë kinse vdiq prej COVID-it a?

Labinot Tahiri: A edhe kjo vajzë kinse vdiq prej COVID-it a?

0

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili ishte një prej figurave që kontribuoi me mjete për shërimin e 19 vjeçares nga Mitrovica, Nazlije Sherifit, thotë se është pa koment në lidhje me konstatimet se ajo vdiq nga coronavirusi.

Tahiri thotë se është absurde kur plakat 100 vjeçe që kinse po u shërokan nga virusi, e 19 vjeçarja që vdiq pasi nuk mundën t’ia transplatojnë veshkën, paska vdekur prej tij.

Në mesin e shtatë viktimave nga coronavirusi të hënën në Kosovë, u raportua se ishte edhe 19-vjeçarja, Nazlije Sherifi, nga Mitrovica e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Këtë e konfirmoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes raportit 24 orësh të gjendjes me COVID-19

Nazlije Sherifi vuante nga një sëmundje e veshkave dhe po priste rezultatet për përshtatjen e veshkës me Valmir Aliçkajn nga Deçani, i cili doli vullnetar që t’ia dhurojë veshkën vetëm e vetëm që ta shpëtojë.

Por e njëjta nuk arriti që të mbijetojë dhe humbi jetën gjatë ditës së diel, ndërsa u varros të hënën në Mitrovicë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu