Analisti dhe profesori Blerim Latifi thotë se ngjarjet në Kongresin amerikan na ‘i kujtuan ngjarjet e ndodhura pak vjet më parë në Kuvendin e Kosovës’.
“Pamjet e dhunës në Kongresin amerikan na i rikujtuan pamjet e ngjashme të ndodhura pak vite më parë në Kuvendin e Kosovës.Në përleshjet brenda Kongresit amerikan qenkan vrarë katër njerëz”, shkruan Latifi.
Ai thotë se edhe në Kuvend kishte situate që mund të përfundonin me gjakderdhje, por se shton ai, ato u shmangën nga Kadri Veseli.
“Edhe në Kuvendin e Kosovës disa herë ka pasur situata që fare lehtë mund të përfundonin me gjakderdhje.Merita më e madhe pse u shmang atëherë përgjakja e Kuvendit i takon një njeriu: Kadri Veselit”, shkruan Latifi