Ballina Kosove LVV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

LVV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

0

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021”, është bërë e ditur në njoftimin e LVV-së.

Sipas njoftimit të drejtën e kandidimit e gëzojnë të gjithë anëtarët e LVV-së.

“Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje  duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”, thuhet më tej.

Tutje thuhet se kjo po bëhët në përputhje me Statutin e partisë.

“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në fund.

Kosova më 14 shkurt mban zgjedhjet e parakohshme pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro Qeverisë Hoti ishte e pavlefshme, prandaj edhe zgjedhja e Qeverisë Hoti është jokushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu