Ballina Kosove Maxharraj: Ja pse këto janë zgjedhjet e fundit që do t’i humbas...

Maxharraj: Ja pse këto janë zgjedhjet e fundit që do t’i humbas Isa Mustafa

0

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj në një shkrim dërguar gazetës ka komentuar logon e prezantuar nga LDK-ja. “Mbesim në lidhje” është logoja që LDK-ja ka prezantuar dje, e që sipas Maxharrajt ata e kanë vjedhur nga mediat spanjolle.

Maxharraj pyet se me cilën lidhje po mbetka LDK-ja, pasi me atë të Presidentit Ibrahim Rugova, jo.

Ai thotë se kjo lidhje më tepër mund të ketë të bëjë me krimin e organizuar, korrupsionin dhe klanin mafioz në LDK të lidhur me atë të Hashim Thaҫit.

Sipas tij, këto janë zgjedhjet e fundit që do t’i humbas Isa Mustafa, pasi pas këtyre zgjedhjeve ai duhet të ndërmarr një tjetër vendim.

Shkrimi i plotë i profesor Binak Maxharraj pa ndërhyrje:

KY ËSHTË LAKU QË ISA MUSTAFA DO TA VARË VETEN PAS ZGJEDHJEVE

Sot LDK e ka prezentuar logon e vetë “Mbesim në lidhje” për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, e cila e ka foton në formën e një zemre të bërë më një litar, por të cilën e paskan vjedhë nga mediat spanjolle. Kjo logo po komentohet në mënyra të ndryshme sipas shijes. Por unë e kam mendimin tim rreth kësaj llogoje me mbishkrimin “Mbesim në lidhje”, në cilën lidhje po mbetëka LDK, në atë të Ibrahim Rugovës jo se jo, sepse kjo lidhja e Isa Mustafës nuk ka lidhje me atë të Ibrahim Rugovës, dallojnë si nata me ditë sepse edhe shpirtërisht nuk përputhet rugovisti më anti rugovistin. Por unë mendoj se llogoja me mbishkrimin”Mbesim në lidhje” ka të bëjë më shumë me lidhjen e krimit të organizuar, me lidhjën e korrupsionit të Isa Mustafës dhe klanit të tij mafioz në LDK me lidhjet mafioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit të Hashim Thaçit, pa këtë lidhje Isa Mustafa nuk mund as të ekzistoj, sepse nuk thonë kot se lidhja e korruptuar shkon te lidhja tjetër e korruptuar sepse janë si siamezët të lidhur mes veti. Kurse lidhja e litarit në formë gjoja zemre shërben për vetë Isa Mustafën për ta varë vetën dikund pozllamin(ahrin) e lopëve për ta varë vetën, sepse këto janë zgjedhjet e fundit të cilat do t’i humbë Isa Mustafa që si mbetet gjë tjetër pos ta varë vetën më këtë litar që ka zgjedhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu