Ballina Kosove Mërgimtari nga Gjermania për vendimin e KQZ-së: Ne punojmë të gjithë, ndoshta...

Mërgimtari nga Gjermania për vendimin e KQZ-së: Ne punojmë të gjithë, ndoshta nuk kemi mundësi të përgjigjemi në telefon

0

Jakup Gashi i cili jeton dhe vepron në Gjermani ka thënë se është i padrejtë vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të telefonuar gjithë votuesit jashtë vendit, e ata që nuk lajmërohen në telefon, t’ua marrë të drejtën e votës.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë as 10 për qind e mërgimtarëve nuk do të mund të votojnë.

“Është një vendim skandaloz sepse nuk ke mundësi të funksionosh për shkak se përmes telefonit është shumë vështirë. Mërgata punojnë të gjithë dhe është shumë vështirë përmes telefonit sepse nëse nuk kam mundësi të përgjigjem e humbi edhe të drejtën e votës sime”, ka thënë Gashi në Info Magazine.

“Unë nuk jam i pajtimit dhe besoj se edhe shumë të tjerë që jetojnë këtu nuk pajtohen, është e padrejtë. E kam pritur me padurim vendimin e KQZ-së, por jo përmes kësi soji. Kështu as 10 për qind të mërgimtarëve nuk do të mund të votojnë”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu