Ballina Kosove Mjerë ajo parti politike ku i futë hundët e ndyra Behgjet Pacolli!!!

Mjerë ajo parti politike ku i futë hundët e ndyra Behgjet Pacolli!!!

0

Shkruan: Ragip Guraziu

Është tepër e sigurt, madje e garantuar me çka të duan, se më kalimin e listës së Behxhet Pacollit me kandidat në listën e LDK-së, ai a do ta luaj vetëm rolin e “Kalit të Trojës” brenda LDK-së duke ndikuar akoma më shumë në shkatërrimin nga brenda të këtij subjekti politik, sipas instruksioneve që i ka marr nga SHIK-u te cilit i takon , pasi që asnjë mandat i deritashëm Qeverisës i PDK-së nuk është ndërtuar pa i futur hundët edhe mafio-oligarku Behxhet Pacolli !!!.

-Koha nuk do të vonon, dhe do të dëshmohet si gjithherë, se çfarëdo forme e koalicionit në mes të LDK-së dhe AKR-së, qoftë edhe formalisht vetëm me futjen e kandidatëve në listën e LDK-së, do të jetë një goditje tjetër për vdekje kundër partisë së ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Pra një koalicion qoftë edhe jo formal LDK-AKR do të jetë treguesi më i mirë për erozionin e madh para të cilin gjendet partia e ish-presidentit të nderuar e respektuar përgjatë historisë së Kosovës Ibrahim Rugova e të shkatërruar dhe deformuar për tre mandate rresht nga Isa Mustafa në krye të saj.

Vetë futja e hundëve të Behxhet Pacolli- lakmia maniake për pushtet për Liderin e LDK-Isa Mustafën, është një ogur i zi për LDK-në. Për këta njerëz të sëmurë dhe të infektuar si me narkotikë nga politika dhe lakmia për pushtet, kam këtë porosi: ikni nga politika se nga pleqëria keni nisur edhe shqiptimin e fjalorit ta përdorni me belbëzime, derisa thoshte babai im, ndjesë pastë, ”i keshti të keshë-përqesh”.

Dhe kështu do të vazhdon të humbë tërësisht e definitivisht LDK-ja frymën e vërtetë rugoviane, pas thyerjes së njëpasnjëshme të parimeve dhe të lakmisë maniake për pushtet, përgjatë viteve që po mbeten mbrapa, duke u detyruar së fundi që të futet edhe në një lloj koalicion parazgjedhor me mashtruesin më perfid në politikë Behxhet Pacollin i cili ne fakt nuk është politikan, por është një tregtar e mashtrues i keq që e bënë biznesin nëpërmes notimit e hileve në politikë, duke ju zvarritur si “zvarranik” kujtdo që arrin ta mashtron, dhe pastaj kushtëzon e shantazhon pas përfundimit të zgjedhjeve.

Kur kemi parasysh se gjithë këto vite, se pas shkuarjes se presidentit historik, siç po e quajnë tani, Ibrahim Rugovën, ishte fillimi i parë kur LDK morri teposhtën me Fatmir Sejdiun dhe Nexhat Dacin, derisa u përdorën edhe grushtet, dhe PDK-së i erdhi radha, në krye me Thaçin të jetë BABA I politikës të shtetit të Kosovës, tani me Isa Mustafën, në këto zgjedhjet e shkurtit, LDK-ja do të bije akoma më poshtë, do ta prekë fundin e pusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu