Ballina Kosove Naser Ramadani: Do të vaksionohet gjithë popullata

Naser Ramadani: Do të vaksionohet gjithë popullata

0

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani ka thënë se Kosova ka ndërtuar një strategji rreth imunizimit të vaksinës Anti-Covid e cila do të fillojë së shpejti.Ramadani në një konferencë për media tha se janë bërë përgatitjet edhe për thirrjen e personave në termin të caktuara në çdo punkt të QMF-ve.

“Në qendrat e QMF ekziston një vet-aplikacion që nis së shpejti. Secili person i vaksinuar do të pajiset me një kartelë e cila do të jetë universale për të gjithë ata që janë të imunizuar e i cili ju shërben për çështje të shumëllojshme. Kategoritë kryesore janë; punëtorët shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe të gjithë personat e tjerë me sëmundje kronike.

Ne kemi planifikuar vaksinim për tërë popullatën e Kosovës nga ekipet që kanë përvojë të duhur me një kapacitet të 20 mijë dozave në ditë, një kapacitet i menaxhimit tejet efikas të dhënies së vaksinave me kohë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu