Ballina Kosove “Në Speciale zbulohet e vërteta e SHIK-Ut”, Kadri Veselit i vjen paralajmërimi...

“Në Speciale zbulohet e vërteta e SHIK-Ut”, Kadri Veselit i vjen paralajmërimi i fortë

0

Ish shefi i SHIK-ut dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që nga nëntori gjendet i burgosur në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, ku ndër tjerash akuzohet edhe për vrasjet e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Ndaj SHIK-ut në Kosovë ka pasur vazhdimisht akuza se qëndron prapa vrasjeve politike në Kosovë.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, si dëshmi ndaj Kadri Veselit do të përdoret edhe raporti i KFOR-it, i cili kishte dhënë detaje shokuese për SHIK-un.

“Në gjykimin ndaj Kadri Veselit, si bazë e akuzës ndaj tij do të shërbej edhe raporti i KFOR-it të vitit 2004, raport i cili flet mjaft qartë për mënyrën e financimit të SHIK-ut, dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë nga kjo organizatë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu