Ballina Kosove Një anëtar i VV-së kalon në Nisma

Një anëtar i VV-së kalon në Nisma

0

Anëtari i VV-së, Kushtrim Luma, së fundmi i është bashkuar partisë së Fatmir Limajt, Nismës Socialdemokrate. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha përmes një statusi në facebook, transmeton GazetaFlash24.

Fazli Hoxha ka shkruar ; “Sot bashkë me sekretarin e degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Demë Avdijaj, i uruam mirëseardhje në Nismën Socialdemokrate, Kushtrim Lumës. Luma ka përfunduar studimet universitare në drejtimin Juridik. Ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu edhe anëtar aktiv në Unionin e Studentëve Shqiptar. Kushtrim Luma vjen nga një familje atdhetare. Nisma Socialdemokrate është e hapur për kuadro që janë të gatshëm t’i shërbejnë vendit aty ku vlerësohet ndihma e tyre. Rritja e Nismës në Gjakovë dhe në nivel vendi po vazhdon”, ka shkruar ai./GazetaFlash24.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu