Ballina Kosove Një tjetër mërgimtar siguron 100 bileta falas nga Gjermania për ta votuar...

Një tjetër mërgimtar siguron 100 bileta falas nga Gjermania për ta votuar Vetëvendosjen

0

Bajram Uka, bashkatdhetar nga Gjermania ka siguruar 100 bileta kthyese autobusi falas për pjesëmarrje në votimet e 14 shkurtit 2021.

Bashkatdhetari Uka tha se po bëhen plotë 21 vite nga çlirimi i Kosovës dhe ende popullit tonë i mungojnë gjërat elementare për një jetë normale.

Bajram Uka tha se “ne si shqiptar tani e kemi shancën ta bëjmë një ndryshim në udhëheqjen e vendit duke zgjedhur njerëz të cilët dinë dhe duan të udhëheqin drejtë dhe të paktën mos të kemi më njerëz të cilët nuk kan çati mbi kokë.”

Postimi i plotë i bashkatdhetarit Uka:

Përshëndetje vëllëzër dhe motra.
Tashmë është vendosur dita për mbajtjen e zgjedhjeve ne Kosovë ( 14 shkurt 2021 ).
Po bëhen plotë 21 vite nga çlirimi i Kosovës dhe ende popullit tonë ( të pafajshëm ) i mungojnë gjërat elementare për një jetë normale.
Ne si shqiptar tani e kemi shancën ta bëjmë një ndryshim në udhëheqjen e vendit duke zgjedhur njerëz të cilët dinë dhe duan të udhëheqin drejtë dhe të paktën mos të kemi më njerëz të cilët nuk kan çati mbi kokë.
Në emër të Bajram & Ajet Uka orgnaizojme 100 ( njëqind ) bileta kthyese autobusi ( falas )për pjesëmarrje në votimet e 14 shkurtit 2021.
Për bileta mund të kontakoni në këtë numër: 01743027006
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu