Ballina Kosove Osmani ka punësuar në zyrën e saj tre persona që aderuan në...

Osmani ka punësuar në zyrën e saj tre persona që aderuan në listën “Guxo”

0

Fushatën veçse e ka nisur. Pos takimeve të përditshme me qytetarë, U.D. se presidentit, Vjosa Osmani në dhjetor të 2020-tës priti në Presidencë disa asamblistë të LDK-së në Ferizaj.

Më pas u dha njoftimi se ata iu bashkuan listës së saj.

Por për njërin prej të sapo të aderuarve, presidenca nuk ishte ambient i panjohur.

Dy ditë para aderimin në Listën e Osmanit, Burim Karameta, sic shihet në këtë dokument që ka siguruar T7, me vendim të u.d presidentit, ishte emëruar si këshilltar i Osmanit.


I kontaktuar nga T7, Karameta, ka konfirmuar se është punësuar në Kabinetin e Osmanit.

Megjithatë, ky e mohon se punësimi i tij në Presidencë ishte kushtëzim për anëtarësim në iniciativën e krye kuvendares në detyrë.

Ndëesa, më 6 janar, Vjosa Osmani, pati një takim në Malishevë. Aty shihet edhe Valon Krasniqi, ish-asamblisti i LDK-së.

Disa ditë më parë Krasniqi, i ishte bashkuar Osmanit në iniciativën e saj.

E 6 ditë para anëtarësimit, Krasniqi kishte fituar një kontratë pune me Presidencën.

Para se të zyrtarizojë kalimin në Iniciativën e Osmanit, Valon Krasniqin u emërua si Zyrtar i Sigurisë në kabinetin e saj.


Edhe Krasniqi pranoi për T7 që është punësuar në Presidencë.

Por mohoi se punësimi i tij në kabinetin e presidentit është arsyeja se pse u bashkua Vjosa Osmanit në garën zgjedhore.

Por këta dy nuk janë të vetmit aderime që Osmani i punësoi në Presidencë.

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Gjilan, Albin Devaja, u emërua zyrtar i lartë ekzekutiv në kabinetin e U.D. Presidentit, derisa vetëm 1 javë më vonë edhe ai iu bashkua listës së quajtur “Guxo”.

Televizioni ka tentuar të marr një përgjigje nga Devaja, por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.


I tillë ishte edhe këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina.

T7 nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Kupina, lidhur me këto punësime në Presidencë të atyre që iu bashkuan listës së Osmanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu