Ballina Kosove Osmani nënshkruan Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës

Osmani nënshkruan Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës

0

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani, ka nënshkruar Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacion në mbështetje të paqes.

Ajo i ka uruar paqeruajtësit e parë nga Kosova, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision.

“Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e FSK-së, i uroj paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët bënë historinë dhe do të jenë në funksion të paqes krahas SHBA-ve, aleatëve tanë strategjik”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Ndryshe, dje u votu në Kuvend për dërgim të trupave ushtarake të Kosovës në mision përkrah ushtrisë amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu